Antoine Griezmann një ide joshëse për Juventusin. Bardhezinjtë shohin me interes në merkato për të mos u gjendur të papërgatitur në rast të një lamtumire nga Cristiano Ronaldo. Për këtë arsye priten zhvillime të rëndësishme, duke nisur nga mbrëmja e kësaj të diele, kur vendoset nëse do të luajnë në Champions apo në Europa League. Një eventualitet nga i cili do të vendosen shumë gjëra për të ardhmen e projektit teknik, duke nisur nga ajo e trajnerit Pirlo, por edhe në lidhje me organikën. Ka lojtarë që do të duhet të vendosin nëse do të qëndrojnë apo të kërkojnë një tjetër destinacion.
I pari në listë është si gjithmonë Cristiano Ronaldo, që mund t’i thotë lamtumirë Torinos në rast se Juventusi nuk merr pjesë në Champions.
Për këtë arsye sipas të përditshmes katalanase “Sport”, Juventus hedh sytë në drejtim të Antoine Griezmann. Operacion ky që nuk do të ishte aspak i lehtë. Para së gjithash pasi do të kundërshtohej nga vetë lojtari i cili dëshiron të qëndrojë te Barcelona për t’i luajtur aty kartat e tij. Nuk këto sezone sigurisht nuk ia ka dalë që me fanellën blaugrana të demonstrojë vlerat e tij. Griezmann, i cili ka një kontratë që skadon në 2024 do të përfaqësonte një goditje të madhe për Juventusin, duke parë moshën e re dhe cilësitë mjaft të mira që ka, por natyrisht edhe në këtë rast, nëse Juvja nuk ia del të luajë në Champions, kjo nuk do të ishte një kartëvizitë e mirë për t’u paraqitur në derën e tij.