Sipas asaj që raportohet në edicionin e sotëm të “Tuttosport”, Armando Broja mund të bëhet sërish objektiv i Juventusit.
Në fakt, drejtori i Juves, Cristiano Giuntoli e pëlqen shumë shqiptarin e lindur në vitin 2001 dhe mund të arrijë një marrëveshje me Chelsea për t’i dhënë Thiago Motta-s një zëvendës të Vlahovic.
Një operacion që varet tërësisht nga lamtumira e Arek Milik, për të cilin ka interesim nga disa skuadra të ndryshme turke.
Por jo vetëm Juventus, edhe Fenerbahçe këmbëngul për Brojën.
Tashmë është e përditshmja “Fanatik”, që shkruan se 22-vjeçari shqiptar është një nga të preferuarit e trajnerit Mourinho për repartin e avancuar. Qendërsulmuesi shqiptar i Chelsea është shumë i njohur për fizikun dhe aftësinë e tij në ajër; londinezët, pasi e huazuan disa herë (së fundmi te Fulham), duken të vendosur ta shesin lojtarin, duke qenë se ai do të gjente pak hapësirë te skuadra e Mareskës.