Juventusi e ka nisur merkaton e verës me dy goditje të mëdha me kosto zero, si Angel Di Maria dhe rikthimi i Pol Pogbasë.
Teksa vetëm me një shitje të Matajs De Ligt me një shifër të çmendur, “Zonja e Vjetër” mund të ndërhyjë në merkato për të blerë një mbrojtës të djathtë si Molina, një mbrojtës qendre si Kulibali ose Bremer dhe një mesfushor fantazist si Nikolo Zaniolo.
E përditshmja sportive italiane “La Gazzetta dello Sport” ka “skicuar” formacionin e mundshëm të Juventusit me blerjet e reja dhe objektivat e merkatos.
Në formacionin me modulin 4-3-3, portën e mbron Shezni. Në mbrojtjen me katër, nga e djathta në të majtë, Molina, Bonuçi, Kulibali ose Bremer dhe Aleks Sandro.
Në mesfushën e përbërë me tre janë Manuel Lokateli, Leandro Paredes dhe Pogba me zëvendësues objektivin e merkatos, Nikolo Zaniolo.
Tridhëmbëshi i frikshëm i sulmit, Angel Di Maria dhe Federiko Kieza në mbështetje të Dushan Vlahoviç.