Juventusi vazhdon me përforcimet në merkato. Klubi bardhezi, ka arritur marrëveshjen për transferimin e fantazistit holandez, Teun Koopmeiners.
Pas një tratative të gjatë me Atalantën, palët kanë rënë dakord për operacionin.
Koopmeiners do i kushtojë arkave të “Zonjës së Vjetër” plot 52 milionë euro, plus 7 milionë euro në formë bonusesh.
Brenda kësaj jave, 26-vjeçari do të udhëtojë drejt Torinos, për t’iu nënshtruar vizitave mjekësore dhe më pas do të zyrtarizohet.
Juventusi ka blerë edhe Nico Gonzales dhe Conçeicao, megjithatë nuk ka ndërmend të ndalet këtu.
Italianët synojnë edhe një goditje të fundit në merkato. Bëhet fjalë për sulmuesin e Manchester United, Jadon Sancho.
Anglezi ndiqet prej kohësh, por marrëveshja duket e vështirë, për shkak të kërkesave të larta që kanë “djajtë”.
Ditët e fundit të merkatos, pritet të jenë intensive për Juventusin, që dëshiron t’i plotësojë dëshirat trajnerit Thiago Motta.