Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Gabriele Gravina, hedh edhe dorashkën e bashkëpunimit: “Gati të ndërmjetësoj, lufta Juve-UEFA dëmton futbollit italian”
Përplasja mes klubeve që ende nuk kanë hequr dorë nga projekti i Superligës (Juventus, Barcelona dhe Real Madrid) dhe UEFA-s është frontale. Ditët e fundit u lëshua një deklaratë e përbashkët për të denoncuar presionin e qeverisë së futbollit europian për të braktisur projektin. Ceferin i cili arriti një marrëveshje me nëntë klubet e tjera themeluese, që iu nënshtruan po kushte UEFA-s.
Kontradiktat e forta mes Juventusit dhe institucionit më të lartë të futbollit në kontinent janë të dëmshme për të gjithë sistemin italian të futbollit: ky është mendimi i Gabriele Gravinas, presidentit të Federatës Italiane të Futbollit.
“Shpresoj që kjo mosmarrëveshje të zgjidhet sa më shpejt të jetë e mundur: të gjithë jemi lodhur pak nga këto qëndrime të kundërta dhe luftës midis këtyre tre klubeve dhe UEFA-s. Shpresoj të jem në gjendje të ndërmjetësoj midis bardhezinjve dhe UEFA-s. Kjo nuk është diçka e mirë për futbollin ndërkombëtar, për futbollin italian dhe për vetë Juventusin”.
“Juventus jashtë Serie A, nëse nuk heq dorë nga Superliga”
Juventusi mund të përjashtohet nga kampionati nëse qëndron në Superligë, deklaroi më tej presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Gabriele Gravina.
Gravina konfirmoi se në bazë të rregullave të qarta të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, atij italian dhe Federatës së futbollit, bardhezinjtë nuk mund të jenë pjesë e kampionatit për sezonin e ri, nëse nuk heqin dorë nga Superliga Europiane.
“Nëse në momentin e regjistrimit në kampionatin e ri të Serisë A, Juventusi do të jetë ende në Superligë, atëherë do të përjashtohet. Ka një rregull të qartë dhe preciz të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, dhe më pas edhe në statutet e Komitetit Olimpik italian dhe të Federatave. Nëse një klub nuk e pranon këtë princip, më vjen keq, por atëherë do të jetë jashtë. Gjithsesi unë shpresoj që kjo luftë force të pushojë shpejt”, deklaroi Gravina.
Norma anti-Superligë, e miratuar së fundmi parashikon përjashtimin nga kampionati i Serisë A për ata që përqafojnë projekte që nuk janë në përputhje me parimet e futbollit të promovuara nga UEFA dhe FIFA.