Sport Juventus, kampion që këtë mesjavë?

Juventus, kampion që këtë mesjavë?

Lazio e Thomas Strakoshës nuk arriti të ngadalësojë rrugën e Juventus drejt titullit. Në Torino vendasit fituan 2–1 dhe tani trofeu është më pranë, pasi diferenca me Interin e vendit të dytë është 8 pikë.

Por cilët janë skenarët që e shpallin kampion Juve që në javën e ardhshme?

Titulli i 9-të radhazi është i mundshëm që këtë mesjavë, pasi skuadra e Sarri është në avantazh në përballjet direkte me Inter dhe Atalanta.

Nëse Juventus fiton me Udinezen dhe Inter nuk mund Fiorentinën, bardhezinjtë festojnë që në javën e 35.

Kombinimi tjetër është barazimi i Juve në Udine, Atalanta të mos fitojë me Bolonjën dhe Inter të humbasë përballë Fiorentinën.

Edhe këtë javë triumfi i Juventus varet edhe nga rivalët.