Juventusi do të prezantohet me një fanellë speciale në ndeshjen e Superkupës së Italisë që do të zhvillojë në Riad përballë Lazio-s, e cila fare mirë mund të jetë një objekt koleksioni.
Bardhezinjtë do të veshin një uniformë me ngjyrat e tyre tradicionale të ekipit me shkrimet mbi të që do të jenë në gjuhën arabe, e cila është projektuar në bashkëpunim me artistin e njohur të kaligrafisë saudito-marokene, Shaker Kashgari.
Uniformat do të jenë në sasi të limituar dhe të gjitha shënimet brenda saj, përfshirë dhe emrat e futbollistëve do të jenë në gjuhën arabe.