Juventus është kthyer te fitorja pas tri ndeshjesh radhazi në Serinë A ku nuk e kishte provuar shijen e suksesit dhe këtë gjë e bën kundër Fiorentinës, në minutat shtesë të ndeshjes.
Heroi i ndeshjes ishte Cuadrado, i cili gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 91 me një magji, pas një aksioni individual nga e djathta e sulmit.
Fiorentina i luajti 15 minutat e fundit me 10 lojtarë, pas ndëshkimit me dy kartonë të verdhë të mbrojtësit Milenkovic.
Me këtë fitore, bardhezinjtë ngjiten në vendin e 7 të Serisë A, duke barazuar pikërisht Fiorentinën, me 18 pikë pas 12 ndeshjesh.