Champions League e Juventusit tani varet vetëm nga matematika.
“Zonja e Vjetër” vijon të koleksionojë rezultate negative dhe këtë e ka bërë edhe në transfertën ndaj Maccabi Haifas, në ndeshjen e vlefshme për grupet e Champions League.
Bardhezinjtë janë mposhtur 2-0 dhe tashmë janë thuajse jashtë kompeticionit më të rëndësishëm për klube në Europë. Golat për izraelitët u shënuan të dy në pjesën e parë nga Atzili.
Pas 4 ndeshjeve të para në grupe, Juventusi ka marrë vetëm 3 pikë, ndërsa grupi udhëhiqet nga PSG e Benfica, të cilat kanë nga 7 pikë dhe do të luajnë në mbrëmje së bashku.
Ndërkohë, FC Copenhagen ka befasuar duke ndaluar Manchester City-n në një barazim pa gola.