Sport Juventus në sulm për Kristian Shpendin

Juventus në sulm për Kristian Shpendin

Juventusi është në kërkim të një sulmuesi që kushton pak dhe Kristian Shpendi konsiderohet si kandidati i duhur.

Drejtuesit bardhezinj duan të afrojnë një futbollist që të zëvendësojë Vlahoviç dhe për këtë arsye duhet të ndërhyjnë në merkato.

Sipas ‘tuttomercatoweb’, sulmuesi shqiptar i Çezenës, Kristian Shpendi, është profili ideal për të veshur fanellën bardhezi.

Këtë sezon 21-vjeçari ka shënuar 10 gola në 16 ndeshje në Serie B dhe kjo gjë vlerësohet te Juventusi.

Një tjetër faktor në favor të Shpendit është edhe vlera e kartonit të tij.

Çezena do të ishte e gatshme që të dëgjonte ofertat në drejtim të 21-vjeçarit për jo më pak se katër milionë euro. Një shifër kjo lehtësisht e përballueshme nga “Zonja e Vjetër”, që beson tek aftësitë e sulmuesit.

Juventusi kërkon që të nxitojë për ta mbyllur transferimin sa më parë, ndërsa interesim për shërbimet e tij ka edhe Fiorentina.