Sport Juventus ngec në Venezia, humbet edhe Dybalan

Juventus ngec në Venezia, humbet edhe Dybalan

Juventusi nuk ka shkuar më shumë se një barazim 1-1 në ndeshjen e radhës në kampionat përballë ekipit të Venezias.

Ndonëse kaluan të parët në avantazh me anë të Alvaro Moratës, bardhezinjtë nuk ia arritën të dalin me 3 pikë nga kjo transfertë, thuajse e lehtë në letër.

Matia Aramu iu dha një pikë shumë të rëndësishme vendasve në luftën e tyre për mbijetesë.

Por jo vetëm kaq. Juvja ka humbur edhe Paulo Dybalan. La Joya doli në minutën e 12 të pjesë së parë pas një dëmtimi në gju.

Tashmë pas 17 javësh kampionat, Juventus renditet në vendin e 6 me 28 pikë të grumbulluara.