Bolonja konfirmohet pengesa e skuadrave të mëdha. Pasi i bëri dëm Milanit në “San Siro” nuk shpëton nga skuadra e Mihajlovic as Juventusi që rikthehet në lojë për vendin e fundit të zonës Champions.
Bardhezinjtë dolën me kokën poshtë në “Allianz” ku vendosi një gol i Arnautovic në pjesën e dytë dhe realizimi i Vlahovic në fund, ndërsa ndeshja u mbyll me dy kartonë të kuq në dëm të emiljanëve që luajtën më shumë se 10 minuta me me 9 lojtarë në fushën e lojës.
Shumë nervozizëm nga Allegri dhe të besuarit e tij që u treguan të paqartë përpara portës, ndërsa as prania e Alex Del Pieros nga shkallët e stadiumit për herë të parë pas një dekade, nuk i ndihmoi torinezët të rrëmbenin tre pikët.
Barazim që dhemb shumë dhe komplikon situatën për ta deri në fund të kampionatit. Diferenca me Romën ndjekëse mbetet 6 pikë, ndërsa edhe shpresat më të vakëta për të ëndërruar kontaktet me kreun, veniten përfundimisht.