Juventusi dhe Reali këtë merkato do të kenë një konkurrencë të madhe, pasi pak a shumë kanë të njëjtat qëllime. Lojtarët që pëlqejnë të dyja klubet janë thuajse të njëjtët dhe njëri prej tyre është Pol Pogba.
Sipas asaj që raporton spanjollja “AS”, Juventusi ka një as nën mëngë për të rikthyer në Torino mesfushorin francez. Ai është Mino Raiola menaxheri i lojtarit. Marrëdhëniet e drejtuesve të Juves me Raiolën janë të shkëlqyera dhe dhe pritet që “Zonja e Vjetër” do t’i vendosë në funksion të qëllimit.
Nëse Junajtid nuk përmirëson kushtet e kontratës me shumë mundësi kampioni i botës do të largohet nga Anglia.
Lufta do të jetë e ashpër mes Realit dhe Juves. Pogba nga ana e tij deklaroi disa ditë më parë se Reali do të ishte një opsion për vazhdimin e karrierës, por menaxheri i tij mund t’ia ndryshoi mendjen menjëherë. Kështu që në verë pritet zhvillime te reja në çështjen “Pogba”.