Sport Juventusi mund kampionët e Europës, çfarë zhgënjimi Barcelona

Juventusi mund kampionët e Europës, çfarë zhgënjimi Barcelona

Edhe pse në një situatë aspak të mirë në Serie A, Juventusi i Max Allegrit ka treguar forcën në Champions League, duke triumfuar me një gol të Chiesa-s ndaj Chelsea-t, kampion në fuqi i Europës.

Pa Dybalan dhe Moratën, skuadra e Allegrit në fillim vuan, pastaj rritet dhe luan mirë në 90 minuta pa luhatje tensioni. Chelsea krijoi shumë raste, por pa rrezikuar seriozisht portën e Szczesnyt.

Juventus merr kështu tre pikët me një 1-0 në një Allegri-style perfekt.

Pa ide, grintë, dëshirë dhe nervozë. Barcelona e kohëve të Messit tashmë është vetëm një imazh i largët.

Blaugranat kanë pësuar këtë mërkurën humbjen më të rëndë përballë Benficas vendase me rezultatin 3-0, disfatë që me shumë mundësi do të lerë shenja të mëdha.

Ndonëse në fundjavë, djemtë e Koeman dhanë shenja jete në kampionat, duket se e vërteta del vetëm më të mirave të kontinentit.

“Shqiponjat” portugeze kaluan në avantazh me Nunez që në minutën e 3 të takimit duke i kapur në befasi spanjollët. Ndonëse u përpoqën me të gjitha mënyrat për t’iu afruar portës, sulmet e katalanasve ishin apatike dhe lanë shumë për të dëshiruar.

Kthimi i Fati, thjesht riktheu një forcë në sulm për Barcelonën, por asgjë më shumë. Në minutën e 69 Silva shënon dhe golin e dytë për vendasit, duke prerë shpresat e Barcës. Në të 79-ën Benfica trefishoi rezultatin nga 11 metërshi pas një topi të kapur me dorë nga Dest. Minutat e fundit nuk sollën asgjë përveç një kartoni të kuq për Garcie. Tashmë pas dy ndeshjes Barcelona nuk ka asnjë pikë në grupin E dhe renditet e fundit pas Dinamo Kyiv.