Tani situata është bërë vërtet e komplikuar. Juventusi po kalon momentin të vështirë të sezonit. Bardhezinjtë pësuan humbjen e dytë radhazi në Serinë A, sërish me shifra të thella.
Pas humbjes 4-0 ndaj Atalantës një javë më pare, “Zonja e Vjetër” u mposht 3-0 nga Fiorentina në transfertë, në një përballje pa shumë histori.
Golat e Gosens në minutën e 15, Mandragora në minutën e 18-të dhe Gudmundsson në minutën e 53-të, i dhanë fitoren vendasve.
Me këtë disfatë, Juventusi humb edhe vendin e katërt, duke zbritur i pesti me 52 pikë, ndërsa Fiorentina mban vendin e tetë me 48 pikë.
Thiago Motta në shtatë ditë ka humbur dy ndeshje vendimtare radhazi, skuadra e tij ka pësuar 7 gola dhe nuk ka shënuar asnjë, ndërsa ka humbur edhe vendin e katërt, ku tashmë është ish-skuadra e tij, Bolonja.