Juventusi nuk heq dorë nga mbrojtësi i talentuar i Ajaxit të Amsterdamit, Matthijs de Ligt.
Drejtuesit e klubit bardhezi pritet të zhvillojnë shumë shpejt një takim me agjentin e 19-vjeçarit, Mino Raiola, për t’u njohur me mundësitë që kanë për të afruar në verë një nga mbrojtësit më të mirë në qarkullim.
Për shërbimet e De Ligt prej kohësh interesohet Barcelona, por italianët duket të jenë një “kockë e forte” për katalanët, duke mos hequr dorë nga mundësia për ta transferuar holandezin në “Allianz Stadium”.
Bardhezinjtë do të përballen me Ajaxin në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve dhe drejtuesit pritet që këto sfida t’i shfrytëzojnë jo vetëm për të parë nga afër mbrojtësin, por edhe për të folur me drejtuesit e Ajaxit për një marrëveshje të mundshme.