Roberto Carlos po kalon një moment të vështirë në jetë. Legjenda e Real Madrid është divorcuar nga Mariana Luzon, me të cilën ishte i martuar nga viti 2009.
Braziliani ka i dhënë fund bashkëjetesës dhe tani po lufton për të ruajtur pasurinë e tij prej 133 milionë paundësh.
“Estadio Deportivo” raporton se pas ndarjes, në shtëpinë e çiftit qëndron ish-gruaja e tij, ndërsa Roberto Carlos është detyruar të qëndrojë në ambientet e klubit të Real Madrid, pranë qendrës stërvitore.
Braziliani dhe ish-partnerja e tij do të përballen në Gjykatë, aty ku do të thuhet edhe fjala e fundit, ndërsa ish-mbrojtësi frikësohet se mund të humbasë pasurinë e tij.
Roberto Carlos ka zbuluar më herët se ka 11 fëmijë, me shtatë gra të ndryshme.
51-vjeçari aktualisht është ambasador i Real Madrid, klub me të cilin si lojtar fitoi katër tituj kampionë dhe tre Champions League.