Gazetari Sokol Bregu tha në studion e MCN se ka dyshime që përpara 4-5 muajsh Dritan Rexhepi ka lëvizur në Shqipëri dhe ka kryer një tjetër vrasje.
Po ashtu Bregu tha se Rexhepit do i ‘interesojë’ më shumë të ekstradohet në Ekuador.
“Besoj se do shmangë kërkesën e Italisë për të shkuar atje se në Shqipëri aktivitetin e tij do e ketë më të lehtë. Do dëshiroja te mos vinte, pasi ne nuk mund ta ndalojmë aktivitetin e tij në burg. Në mënyrë fizike nuk ka shanse të ikësh nga burgjet shqiptare.
Mund të bësh aktivitete dhe ne s’kemi forma për ta ndalur. Vetëm në paraburgim mund t’i ndalim një komunikim me jashtë.
Dritan Rexhepit mund t’i interesojë më shumë për të shkuar në Ekuador. E kërkon Belgjika, e kërkon Spanja për 12 grabitje, e kërkon Italia për një dënim prej 13 vitesh, e kërkon Holanda për një krim, por s’besoj se do kërkojë ekstradimin.
E kërkon Shqipëria për një dënim prej 25 vitesh për vrasjen e dy personave, për akuzën e Jan Prengës etj. Akuzohet dhe ka prova.
Rexhepi është rast studimor.
Ka dyshime që ka lëvizur në Shqipëri duke kryer një tjetër vrasje në Shqipëri para 4-5 muajsh. Në Vlorë, por jo vetëm atje. Me atë pasaportë që është kapur në Turqi, ka lëvizur në Shqipëri”, tha Bregu.