Bashkëshortja e presidentit francez Brigitte Macron, ka nisur veprimet ligjore mbi një teori konspirative e cila qarkullon në internet dhe që pretendon se ajo ka lindur mashkull.
Lajmi i rremë viral daton në mars, por është përhapur në mediat sociale gjatë dy muajve të fundit. Thashethemet thonë se ajo ka lindur mashkull me emrin Jean-Michel Trogneux. Emri është bërë trend në rrjetet sociale me dhjetëra mijëra përmendje. Mediat franceze e kanë gjurmuar historinë në një artikull të shkruar në një revistë të ekstremit të djathtë nga një grua e quajtur Natacha Rey.
Avokati i saj, Jean Ennochi, konfirmoi për AFP-në në fillim të kësaj jave se “ajo ka vendosur të nisë procedurat ligjore, që janë në proces”.
Pjesë e hetimit është edhe “Natasha Rey”.
Zonja e parë franceze është vënë në shënjestër në mediat sociale me pretendimet e rreme, pasi ato u publikuan në një faqe interneti të ekstremit të djathtë në shtator të qarkulluar më pas nga teoricienët e konspiracionit.
Gënjeshtrat për 68-vjeçaren janë përhapur nga llogari që kundërshtojnë bashkëshortin e saj, presidentin Emmanuel Macron, duke përfshirë të djathtën ekstreme politike, grupet kundër vaksinave dhe nga lëvizja konspirative QAnon.