Është një “bishë” e gjatë 4 metra, që frikëson vetëm ta shikosh. Por është edhe një qenie seriozisht e rrezikuar dhe që ka nevojë për ndihmë.
Nga viti 2016, krokodili siamez, një nga më të rrallët e Azisë, jeton duke patur në trup një rrotë motoçiklete në trup.
Nuk dihet si mund të ketë hyrë aty reptili i rrallë, por me siguri tani nuk di si të dalë, dhe problemi më i madh është se me zmadhimin e trupit, rrota rrezikon ta mbysë.
Për këtë arsye, autoritetet e Palut, një lokalitet në ishullin e Sulawesit në Indonezi, ka shpallur një shpërblim për të gjithë ata që do t’i afrohen krokodilit afër duke i hequr rrotën. Deri më tani, asnjë kurajoz nuk është dukur, dhe duke parë fotografitë nuk kanë shumë faj.