Extra “Ka thënë një të pavërtetë!” Nita Latifi e zhgënjyer nga Dea Mishel,...

“Ka thënë një të pavërtetë!” Nita Latifi e zhgënjyer nga Dea Mishel, flet për mesazhet e Zhaklin Lekatarit: Ofenduese…

Nita Latifi është rrëfyer së fundmi për eksperiencën e saj në ‘Big Brother Vip Albania’. Në një intervistë për ‘Prive’ ajo ka shprehur disa rezerva për Bledi Manen dhe Dea Mishel.

Pyetjes se çfarë i ka bërë më tepët habi pas daljes nga formati i njohur, Nita ka treguar edhe një herë për shfrytëzimin nga ana e tij për situatën e dasmës së tyre.

“Kam dy habi. Jam habitur për të mirë sa shumë dashuri kam marrë prej njerëzve dhe habia tjetër lidhet me banorët. Jam habitur prej Bledit dhe deklaratave të tij që ka dhënë jashtë. Kanë qenë disa gjëra fiktive, të pavërteta që i ka shfrytëzuar në favor të vetin”, u shpreh këngëtarja.

Ndërsa për Dean tha: “Një prej finalistëve që e meriton më pak finalen është Dea për shkak se loja e saj është bazuar në zonën e saj të komfortit dhe e kam kuptuar kur kam dal jashtë se e ka thënë një të pavërtetë”, duke shtuar se do e zbulojë së shpejti se për çfarë bëhet fjalë.

E pyetur për komunikimin me Zhaklin Lekatarin, Nita sërish nuk ka zbuluar detaje, por deklaroi:

“Komunikimi ynë mbetet diçka private. Mund të them se ka pasur agresivitet dhe ton të ashpër…ofendim dhe komentimi i karrierës sime që mu duk qesharak”, tha ajo.