Sport Ka tre dhe ka marrë nofkën gomari, Havertz shpjegon “raportin special” që...

Ka tre dhe ka marrë nofkën gomari, Havertz shpjegon “raportin special” që ka me gomerët

Kai Havertz

Dikush ka qejf videolojërat, dikush makinat, pastaj ka edhe nga ata, si Kai Havertz, që ka qejf… gomerët. Lojtari i Gjermanisë dhe Çelsit ka treguar se fundi pasionin e tij për këtë lloj kafshe gjatë një interviste për ‘Guardian’.

Sulmuesi gjerman ka themeluar ‘Kai Havertz Stiftung’, një shoqatë bamirëse që merret me mirëqenien e kafshëve dhe që u ofron asistencë të moshuarve dhe fëmijëve.

Mes pasazheve të intervistës spikat pikërisht detaji që lojtari i Çelsit ka marrë nofkën ‘gomari’ nga pasioni i tij për kafshën në fjalë.

“Po, është e vërtetë. Disa nga shokët e skuadrës më thërrasin kështu. Nuk është për mënyrën time të lojës, por për raportin special që kam me gomerët”, – ka rrëfyer Havertz.

“Më pëlqejnë shumë, janë të mirë, të qetë. Nuk duan të bëjnë shumë gjëra dhe janë gjithmonë të relaksuar. Duan thjesht të jetojnë të jetojnë jetën e tyre. Ndoshta më pëlqejnë kaq shumë, sepse edhe unë, në fund të fundit, jam kështu”, – shton sulmuesi.

Gjermani ka shpjeguar edhe se si ka lindur ky pasion për gomerët: “Prindërit më kanë dhuruar një gomar të madh pellushi, pastaj më blenë tre të vërtetë, kur mbusha 18 vjeç. I pari quhet Toni, si Rudiger. Ku janë tani? Në një stallë dhe unë aty shkoja dhe shkoj për t’u qetësuar pas një ndeshjeje të shëmtuar”.