E bukura është koncept i gjerë dhe relativ për këdo. Çfarë është e bukur për dikë, s’është tërheqëse për syrin e një tjetri, por gjithsesi bazuar në studime të ndryshme është arritur në përfundimin se ka disa veçori fizike të njeriut që konsiderohen tërheqëse në mënyrë universale.
Cilët janë këto të treja?
Forma e trupit
Kur vjen fjala tek forma e trupit, sikurse përmendëm më sipër vlerësohen tipare që tregojnë shëndet të mirë për të mbajtur një fëmijë. Gratë me vithe më të gjera se beli konsiderohen më tërheqëse kurse burrat me kockë të fortë dhe nofull të gjerë shikohen si më joshës.
Ngjyra e flokëve
Brunet konsiderohen përgjithësisht si më tërheqëse, por floku biond simbolizon rininë dhe gjallërinë, gjëra që përpunohen nga pavetëdija kur joshemi nga dikush.
Gjatësia e gishtit
Studimet sugjerojnë se sa më i gjatë të jetë gishti i mesit në krahasim me gishtin tregues, aq më shumë prani testosteroni ka. Besojeni ose jo, një burrë me gishtin e mesit shumë të gjatë shikohet si më tërheqës.