Jo vetëm në Kosovë, por edhe në një shtet të Bashkimit Europian ka patur zgjedhje. Portugalia ka rikonfirmuar besimin në kreun e qeverisë, socialistin Antonio Costa, i cili sipas exit polleve mendohet të ketë fituar me një përqindje rreth 34.5% deri në 38.5%.
Zgjedhjet sipas të dhënave paraprake kanë vlerësuar të gjitha partitë e së majtës, koalicioni i të cilave nga viti 2015 ka ndihmuar në daljen e vendit nga kriza e rëndë ku kishte rënë, falë edhe rritjes së ekonomisë dhe veçanërisht të sektorit turistik.
Socialdemokratët e qendrës së djathtë humbasin sipas parashikimeve më shumë se 10 pikë, duke mos tejkaluar 28.6% të votave.