Shkrimtari Ismail Kadare nuk ka asnjë koment në lidhje me shembjen e Teatrit Kombëtar.
I kontaktuar nga TvT paraditen e sotme, pas shembjes së Teatrit, Kadare preferoi të mos bënte asnjë koment, duke u shprehur se nuk ndihet mirë nga ana shëndetësore dhe nuk ka informacion.
“Nuk jam ndier mirë, nuk ndihem mirë. Nuk jam shumë në dijeni. Ju lutem të mos më ngatërroni”, ishte përgjigjja e Kadaresë.