Shkrimtari Ismail Kadare ka surprizuar me një videomesazh bashkëshorten e tij, shoqen e jetës.
Kadare ishte surpriza e Helenës gjatë një intervistë që ajo po jepte.
“Është gruaja më e afërt në këtë botë që ka qenë që në fillim të njohjes sonë dhe deri tani në mbarim, në qoftë se mund ta quajmë mbarim këtë pjesë të fundit të jetës. Njëriu më i afërt më ka dhënë të gjitha gëzimet e kësaj bote, të cilës i ndihem i detyruar për gjithçka”, tha Kadare në ABC News.
Pas mesazhit të tij Helena tha: “Të jem sinqerisht edhe unë jam habitur, sepse Ismaili nuk është nga ata tipa që i thotë ato që i mendon. Mundësisht të thotë: ‘po, jo, ndoshta, mundet’. Përgjigje të tilla, po që të ishte kaq i hapur, më ka bërë edhe mua shumë përshtypje, sigurisht që ma ka bërë shumë qejfin”.