Sport Kakà dhe Ronaldo me ‘mision’ për të bindur Ancelottin të drejtojë Brazilin

Kakà dhe Ronaldo me ‘mision’ për të bindur Ancelottin të drejtojë Brazilin

Kaka, Cafu, Roberto Carlos dhe Ronaldo, ish-lojtarët e famshëm te Brazilit

Kaka, Cafu, Roberto Carlos dhe Ronaldo, ish-lojtarët e famshëm te Brazilit

Të qëndrojë në Madrid, apo të provojë një aventurë në stolin e Brazilit? Ky është rebusi i Carlo Ancelottit dhe që duhet zgjidhur para se të mbyllet sezoni. Trajneri italian e ka shprehur shpesh dëshirën për të qëndruar në Spanjë, por zërat që e çojnë në krye të Brazilit janë shtuar shumë.

Sipas ‘The Athletic’, dy ish-lojtarët e Brazilit, Kakà dhe Ronaldo ‘Fenomeni’, janë ngarkuar me misionin për ta bindur Ancelottin të marrë drejtimin e Seleçaos.

Të dy këta personalitete të futbollit brazilian, që italiani i njeh shumë mirë, po bisedojnë me Ancelottin për llogari të Federatës Braziliane të Futbollit. Vështirë të thuhet si do të mbyllet kjo çështje, që me shumë mundësi do të vendoset pasi të jetë mësuar fati i Realit këtë sezon, mes kampionatit dhe Championsit.

Veçanërisht duket se do të jetë kupa me veshë të mëdhenj ajo që do të përcaktojë të ardhmen e Carlo Ancelottit. Nëse triumfon për herë të dytë radhazi në Champions, Ancelotti me shumë mundësi do ta zgjatë kontratën me madrilenët, që i skadon në 2024-ën.