Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur akuzave të Presidentit Ilir Meta, që fajësoi qeverinë për situatën e krijuar me emigrantët në doganën e Kakavijës.
Në rrjetet sociale, kreu i qeverisë shkruan se akuzat e Metës janë avaz i vjetër i abuzimit me një institucion të lartë sikurse është Presidenca.
“Fajësimi qeverisë për situatën në Kakavi, thjesht një sebep i rradhës për avazin e vjetër të një Presidenti që abuzon me institucionin e lartë, për qëllimet e ulëta të Lëvizjes së tij të Çintegruar politike! Ndërsa argumentat për fajësimin pastaj pfff..parodi tipike alla Baba Xhike”.
Presidenti Ilir Meta, në një konferencë shtypi ditën e sotme, deklaroi se përgjegjësia për situatën e shkaktuar në Kakavijë bie mbi qeverinë shqiptare që nuk informoi qytetarët.