Në Kaliforni hyjnë në fuqi rregulla të reja nga janari i vitit 2022, të cilat do t’u kërkojnë njerëzve të riciklojnë mbetjet e tyre ushqimore që më pas t’i kthejnë në energji të rinovueshme.
Të gjitha mbetjet organike, duke përfshirë lëkurat e bananes, kockat e pulës dhe perimet e mbetura, lëshojnë metan ndërsa kalben. Dhe në 20 vitet e para në atmosferë, metani ka 80 herë më shumë fuqi se CO2.
Rreth 40 për qind e ushqimit shpërdorohet aktualisht në Shtetet e Bashkuara dhe sapo ai ushqim të arrijë në landfill, krijon rreth 15 për qind të emetimeve të metanit në vend, sipas Agjencisë së Mbrojtjes së Mjedisit të SHBA.
Për të reduktuar emetimet e gazeve serrë nga vendgrumbullimet, shteti i Kalifornisë miratoi një ligj në vitin 2016. Ligji kërkon që qeveritë lokale dhe subjektet që mbledhin mbeturina të kenë programe të detyrueshme të riciklimit të ushqimit që nga janari 2022. Disa zona rurale ku arinjtë mund të përbëjnë problem përjashtohen nga ligji.
Qëllimi është që këto mbetje ushqimore të kthehen në energji.
Shumë qytete do t’u ofrojnë banorëve, në shtëpitë dhe apartamentet e një familjeje, kazanë mbeturinash ushqimore të cilat mund të rezistojnë deri në dy ditë. Më pas ata mund t’i hedhin në kazanët e gjelbër të mbeturinave së bashku me mbetjet e oborrit.
Pasi ushqimi të jetë në koshin e gjelbër të mbeturinave, ai do të shkojë në një strukturë që mund ta kompostojë atë ose të përdorë tretje anaerobe për ta kthyer atë në energji të gjelbër.
Si trajtohen mbetjet ushqimore në mbarë botën?
Një e treta e të gjithë ushqimit të prodhuar në botë nuk hahet kurrë sepse ushqimi prishet ose hidhet, sipas Organizatës së Ushqimit dhe Bujqësisë.
Kalifornia ka programin më të madh të riciklimit në SHBA, por shteti nuk është i pari që nis një nismë të tillë. Ai bashkohet me tetë shtete të tjera në SHBA, të cilat kanë ligje që kërkojnë një ripërpunim të mbetjeve ushqimore, për t’i mbajtur ato jashtë landfilleve dhe për të ulur emetimet e gazeve serrë.