Kryesore “Kallëzimin e kemi gati”, avokati i Metës ankimon vendimin e arrestimit: Presim...

“Kallëzimin e kemi gati”, avokati i Metës ankimon vendimin e arrestimit: Presim përgjigje nga policia

Avokati Genc Gjokutaj ka ankimuar vendimin për arrestimin e Ilir Metës. Në një deklaratë për mediat ai tha se po investigojnë për akuzat e ngritura ndaj ish-kreut të shtetit.

“Ajo që mbetet për t’u thënë është që në tre procedimet që i kanë bashkuar bashkë në kundërshtim me inceneratorët që i ndajnë dhe kjo është një metodë që u ka dhënën goxha dorë, do të shikoni në të ardhmen. Unë kam bërë publike nja dy fakte dhe te pjesa e deklarimit të pasurisë situata është krejt tjetër dhe nuk mund të bëj të ditur më shumë, por do mbështetet mbi bazë dokumentare”.

Gjokutaj theksoi e kanë gati kallëzimin penal për arrestimin e Metës, por presin përgjigje nga policia për të bërë siç e quajti ai një kallëzim të denjë me qëllim që të parandalohen precedentë të tillë.

“PL i ka depozituar kërkesë drejtorit të policisë Ilir Proda dhe ministrit të brendshëm për informacion mbi këtë çështje. Të shohim çdo të na thotë Policia e Shtetit në lidhje me atë operacion. do të na japë a jo përgjigje. Çfarë përgjigje do japë? Ne kallëzimin e kemi gati për ta dorëzuar, por një informacion nga policia e kërkojmë të dokumentuar për të bërë një kallëzim serioz të vërtetë për të vendosur në vend ligjin e shkelur dhe për të parandaluar precedentë të tillë të llahtarshëm”.