Extra “Kam 45 vite që i studioj UFO-t”, eksperti: Alienët nuk vijnë në...

“Kam 45 vite që i studioj UFO-t”, eksperti: Alienët nuk vijnë në paqe, ata kanë një axhendë të fshehur

Alienët mund të duken pikërisht kështu sipas ekspertit

Alienët nuk kanë një “axhendë paqësore” pas “mijëra” rrëmbimeve të UFO-ve në mbarë botën, pohon një ekspert i UFO-ve. Ndërsa ende nuk ka asnjë provë konkrete të jashtëtokësorëve, shumë njerëz besojnë në ekzistencën e tyre dhe faktin që shpesh vizitojnë Tokën.

Eksperti i UFO-ve Malcolm Robinson ka kaluar pjesën më të madhe të jetës së tij duke studiuar pamjet jashtëtokësore, duke shkruar 10 libra për alienët dhe UFO-t gjatë viteve.

Malcolm Robinson

Duke folur për “Daily Star”, Robinson tha se beson se alienët kanë frekuentuar planetin që kur njerëzit e shpellave enden në Tokë. Por plani i tyre për botën tonë është i paqartë dhe nuk mund të thuhet se është paqësor.

“Në një kohë kur shumica e kontakteve me UFO-t mund të kenë shpjegimet e tyre natyrale, mbeten ende të tjera që unë dhe kolegët e mi në të gjithë botën po përpiqemi të kuptojnë se çfarë duan të thonë”, tha ai për Daily Star.

I pyetur se çfarë mund të kërkojnë prej njerëzve alienët, Robinson përgjigjet: “Ata sigurisht kanë një axhendë të tyren, por nuk mund të spekuloj.

Nuk mund të them se janë paqësorë, se ndryshe nuk do të kishim mijëra rrëmbime nga UFO-t në të gjithë botën”.

Robinson thotë se është përfshirë me botën e UFO-ve prej moshës së re, kur ai kishte tentuar të provonte se të gjitha deklarimet për pikasje të tyre janë të rreme, dhe në fakt kishte dështuar.

“Kur isha i ri tentova të hidhja poshtë të gjitha dëshmitë se alienët ekzistonin, por sa i gabuar që isha!”

I pyetur sesi duken alienët, Robinson thotë se pikasjet e tyre nuk janë shumë të ndryshme nga ato që shikojmë shpesh në filma ose televizion.

“Dëshmitarët thonë se shikojnë krijesa që ne i quajnë ‘gritë’,” thotë ai duke iu referuar atyre që njihen si “alienët Gri”.

“Janë krijesa të vogla, si me trup fëmije dhe një lëkurë ngjyrë gri ose blu e shndritshme, kanë koka në formë dardhe dhe sy të zinj, nuk duket se kanë organe gjenitale”.

“Këta gritë duket se janë më të pikasurit pranë objekteve fluturuese aliene”, shton ai.

Por qeveria amerikane ka qenë pak më transparente në lidhje me mënyrën se si po i trajton pamjet e UFO-ve në vitet e fundit. Ushtria amerikane ka shpikur UAP si termin e ri për t’iu referuar objekteve fluturuese të paidentifikuara, që supozohet të shkundë disa nga stigmat që rrethojnë fjalën UFO.

Një raport i UFO-ve të ushtrisë amerikane në vitin 2021 njoftoi se “nuk konfirmon ose përjashton aktivitetin e alienëve” në Tokë. Departamenti i Mbrojtjes tha se dëshironte të “përmirësonte kuptimin” e fenomeneve ajrore të paidentifikuara (UAP), të njohura gjithashtu si UFO, dhe të përcaktonte nëse ato përbënin një kërcënim për sigurinë kombëtare.

Zyrtarët e mbrojtjes thanë se nga më shumë se 120 incidentet e dokumentuara gjatë dy dekadave të fundit, shumica u raportuan nga personeli i marinës amerikane.

Vetëm javën e kaluar, një sinjalizues i tha “The Sun” se objekte misterioze gumëzhinin rreth anijes së tij të marinës amerikane në një mënyrë që asnjë anije e kontrolluar nga njeriu mund ta bënte.

Marinari ishte në bordin e “USS Paul Hamilton” kur ekuipazhi raportoi se kishte “shumë” UFO që rrethonin anijen, ndërsa ajo lundronte në Oqeanin Paqësor. Incidenti ishte një nga shumë të përshkruara në një sasi dokumentesh të lëshuara aksidentalisht nga Marina e SHBA-së vitin e kaluar.