Eliza Dushku u bë e njohur me rolin Faith në TV serinë Buffy dhe nga seriali televiziv Angel. Ajo ka luajtur në dy seriale të rrjetit Fox, Tru Calling dhe Dollhouse. Ajo është gjithashtu e njohur dhe për rolet në filma si True Lies, The New Guy, Bring it On, Wrong Turn dhe Jay and Silent Bob Strike Back, gjithashtu dhe si dublante me zërin e saj për lojra elektronike.
Dushku ndeshi në vëmendjen e agjentëve kur ishte 10 vjeç. Ajo u zgjodh pas një kërkimi pesë-mujor për rolin kryesor të Alice në filmin That Night. Në 1993, Dushku mori një rol si Pearl në krah të Robert De Niros dhe DiCaprios në filmin This Boy’s Life, një rol që sipas saj i hapi shumë dyer. Vitin më pas ajo luajti rolin e vajzës adoleshente të Arnold Schwarzenegeer dhe Jamie Lee Curtis në True Lies. Ajo kishte pjesë edhe në Bye Bye Love si vajza e Paul Reiser, si Cindy Johnson në Race the Sun, dhe role në një film televiziv dhe me metrazh të shkurtër.
Performanca në Tru Calling i siguroi Dushkut dy nominime në vitin 2004 për ndarjen e çmimeve Teen Choice si Choice Breakout Star – Femër, dhe për çmimet Saturn si aktorja më e mirë për një serial televiziv. Revista Maxim e renditi Dushkun në vend të 6-të në listën e femrave më të nxehta të 2009-ës. Dushku u nominua në vitin 2009 për një çmim Scream si aktorja më e mirë Shkencë-Trillim për rolin e saj si Echo. Eliza u quajt dhe Ambasadorja e programit Consumer Electronic Show Entertainment në tetor 2011.
KultPlus jua sjell disa thënie të aktores shqiptare.
Është e lehtë të luash rolin e një vajze të keqe: Ti bën gjithçka që të është thënë të mos e bësh, dhe nuk do t’ia dish për pasojat, sepse je vetëm duke aktruar.
Nëna ime është liberale. E dua pa masë.
Televizioni mund të jetë një përkushtim i gjatë për mua.
Ka diçka joshëse gjithmonë një vajzë me një sjellje të veçantë dhe me një palë pantollona lëkure.
Ne nuk kishim televizor në dhomën tonë të ndenjes dhe të gjithë miqtë e mi mendonin se ne ishim disi të mistershëm. Kur ata erdhën tek ne, nëna ime deshi t’iu fliste atyre për ngjarjet aktuale.
Kur punoja me Jamie Lee Curtis në filmin True Lies (Gënjeshtra të vërteta), ajo më tha mua se ty të duhet një plan B, sepse për gjashtë muaj ti do të duhet të përqëndrohesh në diçka tjetër.
Kur ti shkon në mes të njëzetave, atëherë fillon të ndjesh përgjegjësi për gjëra që bën dhe për njerëzit që ke rrotull. Është një moshë e mrekullueshme.