Gazetari Artan Hoxha ka folur sërish për misterin që ka përfshirë historinë e Ervis Martinajt.
I ftuar në emisionin “Opinion”, Hoxha ka theksuar edhe njëherë se Martinaj është tradhtuar dhe është dorëzuar tek persona të veshur me uniforma policie.
I pyetur se përse hesht policia, Hoxha tha se heshtja e autoriteteve është e qëllimshme.
Pjesë nga biseda:
Fevziu: Pse nuk flet policia?
Hoxha: Policia ka një hetim por ata nuk mund të flasin për hetim. Për mua është vija e demarkacionit e një dekada. Heshtja e autoriteteve është bërë qëllimisht. Kur flas për ngjarjen unë kam parasysh që kam qenë dhe kam folur dhe me njerëzit e tij.
Fevziu: Ti anon nga faktet?
Hoxha: Unë anoj nga faktet dhe faktet nuk i ka policia dhe prokuroria. Kemi të bëjmë me një ngjarje që shënjon një vijë demarkacioni
“Një biznesmen i fuqishëm”, Klodiana Lala zbulon me kë kishte konflikt të madh Ervis Martinaj
Gazetarja Klodiana Lala ka zbardhur detaje të tjera në lidhje me misterin mbi zhdukjen e Ervis Martinajt. Ajo tha në “Opinion” se Martinaj kishte shumë armiq të tjerë krahas Ervis Matës, grupit të Elvis Doçit të vrarë, klanit Duka, Indrit Dokles. Sipas saj, Martinaj kishte patur konflikte të forta me një biznesmen shumë të fuqishëm, i cili po ndërton vila në Gjirin e Lalzit.
“Ka patur konflikte të forta edhe me një biznesmen të fuqishëm që po ndërton vila në Gjirin e Lalzit. Kanë patur probleme parash që Martinaj ia ka dhënë atij dhe më pas nuk janë marrë vesh. Pastaj u tha se do t’i jepnin vila”, tha Lala.