Adrian Bajrami një nga dy risitë në kombëtaren e Shqipërisë, në prag të ndeshjeve miqësore me Spanjën dhe Gjeorgjinë, ka ndarë të gjithë lumturinë që ka ndjerë për ftesën e marrë nga Kombëtarja dhe më pas ka folur edhe për tema të tjera: “Normalisht që jam shumë, shumë i lumtur të jem pjesë e kombëtares. Shpresoj të ndihem edhe më mirë, të ambientohem sa më shpejt dhe të arrijmë sa më shpejt te ndeshja”, u shpreh Bajrami.
Bajrami është në pritje të pasaportës kuqezi, ndërsa sportitivisht ai ndihet gati të luajë: “Shpresoj të marr pasaportën, unë jam gati dhe në formë. Kam luajtur gjithmonë me Benfikën, jam kapiten i ekipit aty. Unë jam gati – tha mbrojtësi, që për t’u veshur kuqezi, anashkaloi interesimin e Zvicrës -. Jam shqiptar. Kam lindur e jam rritur në Zvicër, kam kaluar shumë vite në Zvicër me futbollin. Pastaj kam shkuar te Benfica dhe po bëj katër vite aty tani. Në fund e kam zgjedhur Shqipërinë se jam shqiptar”, shtoi mbrojtësi.
Si ndihesh që more ftesën nga Kombëtarja? “Jam shumë i lumtur të jem pjesë e Kombëtares. Shpresoj të ambientohem sa më shpejt dhe të arrijmë te ndeshja.”
Interesimi i Zvicrës dhe ftesa e U-20, pse zgjodhe Shqipërinë? “Unë jam shqiptar. Jam lindur dhe rritur në Zvicër kam kaluar shumë vite me futbollin në Zvicër, pastaj kalova te Benfica, por unë ndihem shqiptar.”
Cilin nga mbrojtësit e Kombëtares e sheh si model? “Berat Gjimshiti dhe Kumbulla, të gjithë janë shumë të mirë.”
Si ishte dita e parë me Kombëtaren? “Dita e parë ishte shumë e mirë për mua, mendova se do ishte më e vështirë por nuk ishte,por ka lojtarë si Lenjani dhe Gjimshiti që më afruan shumë dhe shpresoj të ndihem dhe më mirë.
Debutimi me Kombëtaren kur do jetë? “Shpresoj, unë jam gati, jam në formë. Kam luajtur gjithmonë me Benficën jam kapiteni i ekipit tim, jam gati.”
Si është të jesh pjesë e Benficës, a do e marrësh një vend te ekipi i parë? “Është kënaqësi e madhe të luash për një klub si Benfica, kam mësuar shumë aty, jam rritur si person, si futbollist me kalimin e kohës do shohim çfarë do ndodhi.”
A mund të kesh një kalim në Itali? “Mund të jetë, por për momentin jam fokusuar te Benfica dhe te karriera ime aty, do shohim çfarë do ndodhi.”
Mesazh për tifozët: “Shpresojmë që do vini dhe të na mbështetni sepse do të japim maksimumin për Shqipërinë.”