Extra “Kam marrë ftesë nga BBV për të ardhur në Shqipëri”, Varrese zbulon...

“Kam marrë ftesë nga BBV për të ardhur në Shqipëri”, Varrese zbulon nëse do të përballet me Heidin

Së fundmi, përflitet për një përballje të mundshme mes Heidit dhe Massimiliano Varrese në shtëpinë e Big Brother Vip 3. Vetë Massimiliano Varrese ka zgjedhur që me anë të një videoje të sheshojë zërat.

Ai shprehet se ka marrë shumë ftesa për të kënduar në emisionet shqiptare, ndër to edhe nga Big Brother Vip 3, por ka hedhur poshtë thashethemet për një përballje të mundshme me Heidin.

“Këto ditë kam dëgjuar një lajm që do të vi në Shqipëri për t’u përballur me Heidin, por nuk është e vërtetë. Por është e vërtetë që do të vija në Shqipëri, për të kënduar. Më kanë ftuar shumë emisione në shtëpi, ndër to edhe Big Brother Albania”, shprehet Varrese.

Ai shpjegon se nuk ka mundur të vijë për shkak të impenjimeve në Itali dhe Zvicër. Mirëpo ai thotë se mund të vijë pas datës 30 maj për të kënduar këngën e tij të re.

“Kam vënë re se kam shumë fansa në Shqipëri. Nuk mund të vij tani, por mund të vij pas 30 majit për të kënduar këngën time të re”, përfundoi finalisti i Grande Fratellos.