Ka nisur numërimi mbrapsht për një familje shqiptare që jeton në Larchmont të SHBA-ve, teksa po përballen me dëbimin.
“Eyewitness News”, raporton se Arjeta Kackini, burri i saj dhe dy vajzat e tyre, të cilat kanë lindur në Shtetet e Bashkuara kanë jetuar në Larchmont për gati 7 vjet.
“Ne nuk po kërkojmë të bëhemi shtetas të SHBA dhe të na japin pasaportën amerikane. Ne thjesht po kërkojmë të na lejojnë të qëndrojmë këtu legalisht ashtu si kemi qëndruar vitet e kaluara”, tha Kackini.
Arjeta erdhi në SHBA në vitin 2014 me një vizë studentore për të fituar përfunduar masterin. Burri i saj filloi një biznes që i lejoi ata të qëndronin përmes një vize investitori të rinovuar çdo dy vjet.
Çështja u ngrit si problem kur çifti u kthye nga një vizitë në Shqipëri, pasi kishin shkuar të rinovonin pasaportat e tyre që skadonin për gjashtë muaj. Në prill të 2020-s ata rinovuan pasaportat, por nuk e kuptuan që data e përfundimit të vizës ishte ndryshuar gjithashtu në atë datë të muajit Prill.
Çifti ka aplikuar për zgjatje të lejes së qëndrimit, por Shërbimi i Qytetarëve dhe Imigracionit të SHBA-së nuk e konsideron problemin si të ndodhur në “rrethana të jashtëzakonshme”. Si e tillë, kërkesa për zgjatje nuk mund të miratohet.
“Kam qarë aq shumë, saqë s’më kanë mbetur më lot. Unë kam provuar ta bëj gjithçka legalisht”, tha Kackini.
Familja po u bën thirrje ligjvënësve vendas dhe komunitetit, por po përballet me një urdhër për të lënë vendin deri në 21 Prill.