Bebe Rexha, këngëtarja me origjinë shqiptare dhe famë botërore, njihet si një nga personazhet e “showbiz” që flet haptazi dhe këtë gjë e ka bërë edhe së fundmi.
Teksa ka folur për të shkuarën e saj, ajo ka rrëfyer se ka qenë në lidhje me vajza të famshme. “A kam dalë me vajza më parë? Po. A kam qenë në lidhje me vajza? Po, dhe të famshme, por nuk po i përmend emrat e tyre”.
“E vetmja gjë që unë do të them është se kur jam në një lidhje me një vajzë, është thjesht tepër emocionuese. Unë personalisht nuk mund të merrem me këtë”, shtoi Bebe Rexha.
Aktualisht, 31-vjeçarja është në një lidhje me producentin Keyan Safyari.