Extra “Kam vizituar më shumë se 100 shtete” Sokol Balla rrëfen çmenduritë gjatë...

“Kam vizituar më shumë se 100 shtete” Sokol Balla rrëfen çmenduritë gjatë udhëtimeve të tij

Këtë të shtunë i ftuari ynë në “My Living”, emisioni që transmetohet në Living HD e Vizion Plus, ishte gazetari Sokol Balla. Në një rrëfim ekskluziv ai ka folur për marrëdhënien me koleget, tatuazhet e shumta që janë pasioni i tij, për fëmijët dhe udhëtimet.

Është bukur të dëgjojmë prej teje të flasësh për pasionet dhe kënaqësitë e tua, është e zakonshme për ty të bësh shëtitje të kodrat e Liqenit?

Jo nuk është. Ndërsa shëtitje te kodrat e Liqenit, është e zakonshme sa herë që kam kohë ose mundësi, për fat jetoj më afër seç jetoja dikur dhe sigurisht që e frekuentoj pasi është bërë një mushkëri e rilindur e rigjetur e qytetit.

Del shpesh për ecje, për vrap?

Vrap? Mua më pëlqen më shumë të eci, ecje e shpejtë, 24 km ka qenë ecja ime më e gjatë, në Myanmar, kur kam mbërritur natën në ora tetë në hotel, nuk i ndjeja këmbët. Por e para ishte shumë bukur, e dyta unë udhëtoj dhe vetëm, vetëm me çantën në krah. Kur je vetëm nuk ke asnjë impenjim, të presësh dikë tjetër që lodhet. Në atë kohë udhëtoja shumë vetëm, dhe ti ndjek vetëm veten tënde dhe kishte shumë për të parë dhe nuk kisha më shumë së dy ditë kohë.

Kështu që doje të merrje maksimumin e atij vendi dhe nuk u ndale

Maksimumin e atij vendi dhe të fuqive të mia. Bateritë shkuan në të kuqe.

Mendoj se në pasionet e tua nuk janë vetëm ecjet jashtë por dhe miljet në fluturim që ti ke bërë, sa janë deri tani, a ka një shifër?

Nuk besoj që ka një shifër, por me km.

Konkurron me pilotë?

Po duhet të jenë pilotë shumë të vjetër që të më konkurrojnë. Udhëtimet e mia ja nisën në vitin 1993 dhe prej asaj kohë nuk jam ndalur më. Udhëtimi i parë ka qenë në Pragë, në fakt ka qenë një specializim, atëherë punoja në TV shqiptar dhe ka qenë një specializim i sponsorizuar nga NBC, kanal amerikan, dhe ishin disa prej gazetarëve të rinj premtues prej Ballkanit, që u mblodhëm në Pragë për një kurs që zgjati tre javë.

Ishte Praga udhëtimi i parë?

Praga, pastaj Budapesti, pastaj Anglia, pastaj Bullgaria, pastaj Amerika, ku jetova tre muaj.

E gjithë kjo në një hark kohor prej tre muajsh. Sepse dhe intensiteti është i rëndësishëm.

Po, Amerika ka 52 shtete dhe me qindra mijëra, shtete dhe qyteza historike apo turistike, apo natyrore, ka dhe turizmin e kullave. Është një listë që përsëritet çdo katër pesë vjet që ti duhet të vizitosh kullat më të larta në botë. Problemi është që sa herë vizitoja ato kullat shikoja që kishin dalë disa kulla të reja. Po ndërkohë i ndjek dhe ato, ka dhe turizëm të varrezave që ta dish. Pra të shkosh të vizitosh varret e personazheve të njohura. Varri i Karl Marks, ose në Paris Viktor Hugo e deri te Jim Morrison. Apo mund të shkosh te varrezat e famshme në USA ku janë J.F Kennedy dhe me rradhë.

Besoj se përparësitë e tua për të vizituar vende të ndryshme kanë ndryshuar më kalimin e kohës.

Edhe po edhe jo, mundohem të mos jem, mundohem të mos jem kurrë turist sipërfaqësor.

Që do të thotë?

Që do të thotë që mundohem të mos jem, të mos shkosh i pa informuar se çfarë të pret. Mua më ka ndodhur në dy tre vende, që te kem parë diçka dhe e kam kuptuar çfarë ajo realisht ishte kur e kam lexuar diku tjetër. Prandaj është tjetër gjë kur ti e sheh vetëm vizualisht, është tjetër gjë kur ti shkon atje i përgatitur për të gjetur atë gjë që ke lexuar në libra apo në internet.

Sa vende janë bërë deri tani? A i ke te numëruara, a ke një vend ku ti vendos një shenjë që edhe në këtë vend kam shkelur ?

Shumë interesante, duhet të jetë ndonjë stereotip nga i cili edhe unë nuk shpëtoj më të thënë të drejtën. Unë kam punuar nga viti ’98 në 2002 ne BBC në Londër dhe prandaj kam një kalendar të BBC të vitit 2000, dhe ai kalendar xhepi, kishte një hartë të botës dhe një listë me qytete kryesore që thjeshtë tregonin ndarjen e orës, pra të brezave orare dhe nuk e di pse nga ai moment fillova të mbaja shënime, vendet që i vizitoja dhe nuk ishin në hartë i shtoja, biles kam pasur dhe një stilolaps të kuq dhe ai me shenjën e BBC dhe i kam dhe sot e kësaj dite. Ai është një stilolaps që duhet të kishte mbaruar, por nuk ka mbaruara akoma se unë e përdor ekskluzivisht vetëm për të rrumbullakosur qytetin e rradhës, ku kam qenë. Tani në sa vende kam qenë? Një shoku im thotë me shaka, që ti ke vizituar më shumë vende se sa ka njohje Kosova, por që jemi aty-aty. Duhet të jem midis 107 dhe 110 vende si shtete.

A rikthehesh sërish në të njëjtin vend?

Po në vendet që më pëlqejnë, po. Ka vende që më pëlqejnë, janë disa qytete në të cilat rikthehem edhe nëse kam qenë, dhe me thonë do rikthehesh prapë. Stambolli është një prej tyre. Habia me Stambollin është që ti sa herë shkon zbulon, jo thjeshtë një gjë të re, por një lagje të re një qendër të re, është një qytet i jashtëzakonshëm. Londra, Cardiff gjithashtu ku unë kam mbaruar masterin. Londra, Athina, New York. Megjithatë le të themi që sharmin kryesor në mendjen time është një konkurrencë midis Amerikës Latine dhe Azisë Juglindore. Janë vende të jashtëzakonshme sepse në një moment të caktuar ti fokusohesh te turizmi i fytyrave njerëzore.

Ky është një nivel tjetër kështu që të lutem na e shpjego.

Ti shkon në një qytet, për shembull po flas për Londrën që unë e kam vizituar disa herë, kam jetuar katër vjet aty. Pra në një moment të caktuar nuk është që Londra të jep diçka të re si qytet nga ana e arkitekturës, apo vizuale. Por është ai kurioziteti, kur futesh në metrotë e Londrës nuk sheh kurrë, fytyrat e njejta që dalin që andej. Unë që frekuentoja stacionet apo metrotë e njëjta për shkak të punës, pra është rutinë. Pra nëse marrim një stacion tek i cili ti kalon minimumi 6 herë në javë, nuk shikon së paku një fytyrë të njëjtë. Nuk më ka ndodhur pothuajse asnjëherë. Mund të më ketë ndodhur që të kem parë një herë një fytyrë në shtete të ndryshme.

Vërtetë?

Po kjo më ka ndodhur dhe i kemi buzëqeshur njëri-tjetrit sepse më kanë njohur.

Sepse jeni udhëtare profesionistë?

Nuk e besoj, ndoshta është çështje probabiliteti. Ai apo ajo mund ta kishte udhëtimin e tij të parë, nuk ka rëndësi. Është një çështje probabiliteti, duket sikur déjà vu.

Udhëton me plan të detajuar apo je dhe udhëtar i minutës së fundit?

I kam të dyja. Zakonisht ndodh që prenotoj më përpara dhe çmimet janë më ndryshe, plus dhe pushimet do të duhet t’i planifikosh. Por ka patur momente të caktuara, kur thjeshtë kam marrë avionin, kam marrë agjencinë në telefon dhe thjeshtë kam ikur.

E ku shkon?

Sa më larg. Të ikësh nga stresi, nga energjitë negative nga moti i keq, nga shumë arsye. Gjëja më e mirë është që të ikësh sa më larg.

Të pëlqen të eksplorosh vendin në të cilin shkon, ushqimet e atij vendi?

Varet ku shkon.

Më duket se këtu kemi një episod jo shumë të këndshëm.

Varet ku shkon se mund të jenë dhe më shumë se një. Mbaj mend kur kam shkuar për herë të parë në Kinë në vitin 2002 dhe nuk kam ngrënë përveç një restoranti të famshëm në Pekin ku ofrohet ai rosaku i famshëm kinez që ka shkuar nga Helmut Kohl dhe Fidel Castro, atraksion turistik dhe shkojë më të tjera garanci ushqimore, nuk kam ngrënë kurrë në restorantet e zakonshme te Pekinit se me thënë të vërtetën kisha pak frikë.

Nga ushqimet tradicionale te vendit.

Jo nga ushqimet, gatimet, mënyra, çudia. Ato pesë ditë përveç këtij rastit, ose në hotel ose në MckDonalds ose në KFC.

Nëse je rikthyer ke eksperimentuar pastaj?

Jo shumë e çuditshme, jo vetëm kam eksperimentuar. Psh në Hong Kong çfarë nuk kam ngrënë në rrugët e këtij qyteti.

Pas kaq shumë vitesh që udhëton dhe pas kaq shumë vendesh që ke parë si e zgjedh destinacionin e rradhës?

Pas shumë vitesh ti ke tendencë të shkosh ku nuk ke qenë. Unë jam shumë keq me atë që quhet Afrika e zezë, ose black Afrika. Sepse ato janë vende ku ti duhet të shkosh ose nën eskortë, unë e kam bërë në nja dy raste; ose duhet të shkosh i shoqëruar. Minimalisht me një ose dy persona të tjerë. Kur shkon grup ka tjetër sjellje dhe kur të shikojnë, pra druhen të afrohen, ndërsa kur je vetëm është sigurisht një tjetër histori. Kush është tendenca? Tendenca është të shkosh në ndonjë vend ku nuk ke qenë. Kjo nis për vit të ri, dhe bëhet bilanci në fund të vitit.

Lista jote është cila vende dua të vizitoj këtë vit të ri?

Balla: Nis nga Viti i Ri, në ndonjë vend të ri. Kjo është një lloj skaramancie që gjerat të ecin mirë.

Mos më thuaj që çdo vit të ri kë qenë në një vend ndryshe?

Pothuajse dhe dy apo tre. Psh nëse shkon në Bankgog, je gjysmë ore larg nga tempulli i famshëm i Cambogia ose prej andej mund te kesh vetëm 40 minuta larg Saygon Vietnamim, ose një orë larg ëshët Singapori ose Malajzia. Nëse shkon në Taiëan ke afër Hong Kong, dikur shkohej me varkë ndërsa tani shkohet me makinë, është bërë autostrada më e gjatë brenda detit që lidh Hong Kong me Macao. Jan territore kineze po trajtohen nga pikëpamja konsullore por dhe politike si shtete më vete. Kështu që varet. Zakonisht ku shkoj diku. Isha tani për vit të ri në Kili, dhe në ishullin e Pashkëve dhe kur u ktheva isha dy ditë në Paraguay, në Assuncion, një tjetër vend i çuditshëm.

Meqë jemi këtu mund të tregojmë episodin më të këndshëm që do të tregojë në të gjitha udhëtimet.

Mua personalisht, vazhdoj ta kem në memorien time, Sidnei, Australinë, njerëz të qeshur me klimë të qeshur, me temperaturë që rrinte midis 23 dhe 24 gradë, një diell i qeshur që nuk të vriste. Futesh me buzëqeshje dhe ikën me buzëqeshje. Bankgog është i tillë. Unë do veçoja tre qytete që janë në të njëjtën gjerësi gjeografike dhe po ti shohësh në hartë, janë pak a shumë në një nivel dhe janë Sidnei, Cape Town dhe Rio de Janeiro. Kanë të njëjtën klimë, të njëjtën pozicion unik natyror. Rio o ndërtuar buzë lumenjve në lagunën që derdhet në oqean, pastaj është Cape Town, që është si një pjatancë e bukur, që sheh nga dy oqeane, Atalantik dhe Indian, po ashtu dhe Sydney. Unë do të thoja që këto tre qytete janë një kurorë diamantesh në gjeografinë botërore.

A je i organizuar dhe me fotografitë me kujtimet që krijon në këto vende, se besoj që ajo çka është e rëndësishme ashtë ndjesia që të le kujtimi.

Po edhe në llogarinë time në Instagram unë nuk shqetësohem shumë sa like merr një foto. Për mua ajo është një album virtual, nuk ndan vetëm vende por dhe historinë e vendit dhe epokën kur e ke vizituar atë vend me epokën tënde dhe të vendit tënd. Është ndërtuar në mënyrë të tillë, të sinqertë do thoja unë dhe të hapur, që nuk kk hile, një travel blog si një album virtual, në epoka të ndryshme sikur mund të shikosh dhe Sokolin në epoka të ndryshme.

Në fillim të viteve ’90 kur fillove udhëtimet nuk kishte rrjete sociale, a ke fotografi të stampuara apo albume?

Po kam foto dhe albume, biles i kam dixhitalizuar të gjitha, nga fëmijëria ime, të gjitha fotot për t’i shpëtuar erozionit të kohës. Të ruajtura në disa memorie me vete.

Më the që të ka pëlqyer në periudha të caktuara të udhëtoje dhe vetëm, me miq me familje? Si janë këto eksperienca të ndryshme?

Po janë, të ndryshme dhe kanë veçantitë e veta. Në çdo rrethanë që kam qenë kam patur dëshirë të udhëtoj dhe vetëm sepse udhëtimi vetëm nuk është I rëndësishëm destinacioni për udhëtimi. Sepse ti je vetëm duke ecur ke kohë të mendosh, është një gjë që duhet ta praktikojmë ët gjithë herë pas here sepse të gjithë kemi nevojë herë pas herë të rrimë me veten tonë. Sigurisht nuk duhet ekzagjeruar sepse mbas ditës së katërt apo të pestë duhet të flasësh shqip me dikë. Më ka ndodhur një herë në Cubë, isha në Varadero dhe pastaj 4 ditët e fundit ne Havana. Unë jam një person i lidhur mbas turizmit dhe jo mbas orëve të vona të natës, dhe sigurisht që gjithçka kthehet në një rutinë mbas orës pesë ose gjashtë. Do dalësh do shohësh Havanën, por çfarë do shohësh në atë orë, do dalësh do bësh një xhiro buzë oqeanit dhe do kthehesh në hotel. Mbas ditës së tretë, do prisja avionin që ishte shumë vonë, dhe mbaj mend që e shisnin internetin në kshu karta si me gërvishtje. Nuk e di kam blerë nja dhjetë prej atyre që ti fusja në Ipad që të paktën të lexoja ndonjë gjë që ndodhte ne Shqipëri. Ti çmendesh se për to folur me dikë, nuk ke me kë flet, gjëra nuk ke ça lexon.

Pra një gazetar aktualiteti e ka të domosdoshme që të kthehet dhe të shikojë çfarë po ndodh. A takon udhëtarë të tjerë dhe a ndan eksperienca me ta ? Me persona të tjerë që kanë të njëjtin pasion për të eksploruar botën.

Ka shumë personazhe personazhe shqiptarë që e bëjnë këtë.

Jo vetëm në Shqipëri, po kur je në vende të ndryshme dhe ndan me ta eksperiencat e udhëtimeve.

Po kam takuar, kam bërë miq.

Çfarë ke marrë, nga një udhëtar i botës, cila është ndjesia që merr kur e bën këtë?

E di cila është gjëja më e bukur, sepse ti i njeh ata në periudha të caktuara të jetës, kur kanë ndodhur gjëra pozitive apo negative, të cilat t’i ndash në ambientin tonë të mykkur janë pak të, si më thënë infektohen. Kur flet me njerëz të tjerë, ata flasin për jetën e tyre dhe ti flet për jetën tënde, jemi totalisht subjektivë dhe I themi gjërat si mendojmë. Kanë qenë momente që kemi diskutuar për jetët tona me një nga Shqipëria, një nga Zvicra, një nga Guatemala, një që jeton rrugëve të botës, një në Rio, njh në Miami. Ndajmë këshilla më njëri tjetrin dhe kanë qenë këshilla të vyera që më kanë shërbyer me pas, për të kuptuar më mirë ku jemi dhe se ku po shkojmë.

A të duhet të kesh gjithmonë buxhete të mëdha për të eksploruar botën ?

Një nga mënyrat më të mira për të eksploruar më shumë është që të studiosh jo vetëm vendin ku shkon, por dhe vendet e tjera rreth e përqark. Sigurisht që vendi ku shkon psh në Bankgog ka një kosto, por nga Bankgog në Siamrep apo në Saygon nuk kushton shumë. Mjafton që ta organizosh pak më herët gjënë. Sigurisht kam bërë dhe çmendurira, psh kam qënë në një udhëtim në këto republikat sovjetike dhe shkova ne Kirgikistan dhe pastaj shkova në Stamboll, mora avionin dhe shkova në Tagikistan. Pastaj u ktheva në Stamboll, mora prapë avionin dhe shkova në Mongoli. Pra, ka dhe nga këto momente jo normale, por zakonisht funksionon në këtë mënyrë. Që të ulësh kostot duhet të organizohesh pak më herët.

Kuptova që je dhe i pushimeve të gjata dhe i pushimeve të shkurtra.

Duke patur parasysh ndërrimin e orës, duke patur parasysh efektin jetleg, dmth shkon në ndonjë vend dhe për shkak të orarit të del gjumi shumë herët. Po ta dish këtë më përpara e merr guidën më herët që në ora 7 të mëngjesit.