Një 39-vjeçar në Tiranë është vënë në pranga gjatë një aksioni të koduar “Elektroniks” të forcave të Komisariatit Nr.3 të policisë.
I arrestuari Alban Hajdini rezulton të jetë autor i 5 vjedhjeve të laptopëve në dyqane të ndryshme. Ai është filmuar nga kamerat e sigurisë së dyqanit duke marrë këto pajisje elektronike.
Konkretisht, më datë 21.01.2022, në rrugën ”Luigj Gurakuqi”, dyshohet se ka vjedhur një laptop në një dyqan; Më datë 24.01.2022, në rrugën ”Luigj Gurakuqi”, dyshohet se ka vjedhur një laptop në një dyqan; Më datë 24.01.2022, në rrugën ”Xhanfize Keko”, dyshohet se ka vjedhur një laptop në një dyqan; Më datë 26.01.2022, dyshohet se ka vjedhur një laptop në një qendër tregtare; Më datë 27.01.2022, në Rrugën e Durrësit, dyshohet se ka vjedhur një laptop në një dyqan.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar katër laptopë dhe veshje që dyshohet se autori i përdorte për kryerjen e vjedhjeve.
Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga 39-vjeçari, deklaroi policia.