Një aksident ka ndodhur në fshatin Savër në kryqëzim të autostradës Lushnje-Fier ku një kamion tip “Iveco” dhe nj ambulancë janë përplasur dhe si pasojë ka humbur jetën pacienti që ndodhej në ambulancë.
77-vjeçari Dashamir Koçaj nga Vlora ka humbur jetën si pasojë e aksidentit.
Sipas informacioneve në vendngjarje, kamioni ka hyrë në parakalim pranë sheshpushimit në Savër duke dashur të dalë përpara ambulancës, por nuk ia ka arritur të shmangë përplasjen.
Përplasja ka qenë e fortë duke sjellë vdekjen e menjëhershme të pacientit i cili po nisej për mjekim nga Vlora në Tiranë.
Bëhet e ditur se është ndaluar drejtuesi i kamionit, ndërsa drejtuesi i ambulancës dhe infermieri janë dërguar në spitalin e Lushnjes jashtë rrezikut për jetën.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po merret me zbardhjen e dinamikës së aksidentit.