Një mundës kampion bote i quajtur Zaurbek Sidakov, ka anuluar dasmën e tij me Madina Pliyeva, pasi të ftuarit kanë marrë disa mesazhe, ku tregohej se nusja ishte një eskortë.
Në telefonat e 500 të ftuarve përveç mesazheve, u shfaqën dhe disa video erotike të Madina Pliyeva.
Ajo akuzohej se ishte dashnorja e një miliarderi dhe një eskortë. Sipas “The Sun”, këto mesazhe u dërguan nga gruaja e dashnorit të nuses, një miliarder, e cila i kishte gjetur në telefonin e tij.
Zaurbek Sidakov, mundësi rus që do të përfaqësonte Rusinë në Lojërat Olimpike 2020 para se të shtyheshin për shkak të Covid-19, u inatos kur pa këto mesazhe dhe tërhoqi gruan e tij për flokësh duke i kërkuar një përgjigje. Ai e la duke qarë në dysheme, ndërsa largohej dhe dasma u anulua.
Nusja nuk ka komentuar në lidhje me këtë situatë.