Kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz deklaron në një intervistë për revistën “CorD” se Ballkani Perëndimor nuk është zhvendosur nga axhenda europiane e zgjerimit dhe integrimit.
Por lidhur me Serbinë, ai ka bënë në dukje domosdoshmërinë e normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën përmes një zgjidhjeje që siç tha ai duhet të miratohet nga Fuqitë e Mëdha.
“Qytetarët e Serbisë duhet ta dinë se pa normalizimin e vërtetë të marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës nuk do të ketë anëtarësim në BE.
Është në interesin tonë që të kemi partneritet të ngushtë me ShBA-të kur vjen puna te Ballkani Perëndimor dhe të kemi mbështetjen e tyre në arritjen e një zgjidhjeje për këtë çështje”, është shprehur Kurz.
Ai nuk ka folur për opsione lidhur me kufijtë duke konfirmuar se ideja e shkëmbimit të territoreve për momentin është ndalur.