Kryeministri Edi Rama ka marrë mesazh urimi për fitoren në zgjedhjet e 25 prillit edhe nga kancelari i Austrisë Sebastian Kurz.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, kancelari Kurz teksa e uron për mandatin e tretë, shprehet se Austria do të bashkëpunojë për të luftuar pandeminë e Covid-19 dhe për të mbështetur perspektivën e Shqipërisë në BE.
“Urime Edi Ramës për fitoren e radhës të zgjedhjeve parlamentare. Austria mezi pret të forcojë më tej marrëdhëniet tona të forta bilaterale me ju dhe të gjitha forcat e tjera politike në Shqipëri, për të luftuar së bashku pandeminë e COVID-19, për të mbështetur perspektivën e Shqipërisë në BE dhe për t’i mundësuar asaj hyrjen në fazën tjetër të procesit të anëtarësimit”, shkruan Kurz.
Një mesazh urimi për fitoren ka ardhur edhe nga Presidenti i Partisë Europiane Socialiste.
Sergei Stanishev në mesazhin e tij thotë se Shqipëria arriti të organizojë zgjedhje të lira, të drejta dhe gjithëpërfshirëse.