Bota Kancelari Scholz i kërkon Putinit të ndalë menjëherë pushtimin

Kancelari Scholz i kërkon Putinit të ndalë menjëherë pushtimin

Kancelari gjerman Olaf Scholz ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin rus Vladimir Putin të cilit i ka kërkuar që të ndalojë menjëherë veprimet ushtarake në Ukrainë, tha një zëdhënës i qeverisë gjermane.

Scholz gjithashtu i bëri thirrje Putinit që të lejojë aksesin për ndihma humanitare në zonat ku po zhvilloheshin luftime.

Gjatë bisedës njëorëshe, liderët ranë dakord që së shpejti të zhvillojnë bisedime të mëtejshme, shtoi zëdhënësi.

Një ditë më parë presidenti rus komunikoi me presidentin e Francës, të cilit i tha se Rusia është e vendosur të arrijë çmilitarizimin e Ukrainës.