Kancelarja gjermane, Angela Merkel, mund të qetësojë tashmë pasi edhe në provën e tretë ajo nuk rezultoi me COVID-19.
“Kancelarja do të vazhdojë të punojë nga karantinimi i saj në shtëpi gjatë ditëve të ardhshme”, tha një zëdhënës i qeverisë.
Merkel hyri në vetëkarantinim më 22 mars, pasi u informua se ajo kishte patur kontakte më 20 mars me një mjek, i cili më pas rezultoi pozitiv për koronavirus.