Disa filmime të regjistruara me kamera të fshehtë tregojnë se si kandidati i LSI në Tiranë, Etjon Joka dhe persona të angazhuar për fushatën e tij flasin për blerjen e votave. Në njërin prej filmimeve kandidati i LSI Etjon Joka është regjistruar duke i dhënë para një personi që i flet për blerjen e votave dhe i premton mbështetje në Tiranë.
Në një video të publikuar nga Top-Channel,Etjon Joka që është i 22-ti në listën e Tiranës shfaqet duke ofruar lekë e duke i mësuar personat si ta votojnë.
Disa ditë më parë, Joka ishte i ftuar në emisionin ‘Opinion’ bashkë me kryetaren e LSI-së Kryemadhi e disa kandidatë të tjerë të kësaj force politike.