Indrit Hoxha, kandidat i PD-së, ka refuzuar të marrë mandatin për herë të parë, që kur PD dorëzoi mandatet.
Ndërkohë që të gjithë prisnin që ai të bënte betimin, Hoxha tha se ndjen neveri për këtë parlament dhe se e ndërmori aktin në emër ”te babait tim te ndjere Fatmir Hoxha, i burgosur politik i regjimit kriminal qe nuk reshti deri ne frymen e fundit luften per liri dhe demokraci”.
“Refuzoj te marr mandatin e deputetit ne nje vend ku klika kriminale ne pushtet ka asgjesuar Gjykaten Kushtetuese dhe Gjykaten e Larte dhe ka kapur drejtesine.
Refuzoj te marr mandatin ne Parlamentin ilegjitim qe e drejton urdheruesi i vrasesve te Arben Brocit dhe shokeve te tij ne masakren e 2 Prillit.
Refuzoj te behem pjese e nje Parlamenti ilegjitim ku ulen hetues dhe prokurore te diktatures te cilet kane torturuar dhe vrare te rinj shqiptare.
Refuzoj te marr mandatin ne nje parlament ilegjitim ku ne karriken e kryeministrit ulet i biri i njeriut qe firmosi per varjen e poetit Havzi Nela.
Refuzoj te behem pjese e nje parlamenti ilegjitim ku ndodhen urdheruesit e vrasjes se tribunit te demokracise Azem Hajdari.
Ky nuk eshte parlament, por galeri e krimit. Fundi i kesaj farse kriminale eshte shume i afert.
Une refuzoj te bej betimin dhe te marr mandatin sepse ai mandat i takon popullit dhe jo krimineleve, hajduteve dhe delenxhinjve qe ndodhen sot ketu“, tha Hoxha.
Pas fjalës së Hoxhës, kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi deklaroi: “Zoti Indrit këtë mund ta bëjë deklaratë për shtyp jashtë, në sallë mund të mos vije. Ti me vullnetin tënd ke bërë kërkesën dhe ke kërkuar mandatin e deputetit. Është e drejta jote kushtetuese të mos bësh betimin. Rrugë e mbarë, suksese në jetë!”