Policia Kufitare ka shtuar masat për parandalimin dhe goditjen e trafikut të lëndëve narkotike përgjatë gjithë kufirit detar dhe atij të gjelbër.
Kontrolle nga toka dhe deti janë kryer për gjatë vijës bregdetare në vend.
Policia Kufitare e Durrësit në bashkëpunim me Delta Forcë ka kryer patrullime e kontrolle 24 orë në det të mjeteve lundruese nga Kepi i Rodonit deri në Velipojë në grykë derdhjen e Bunës.
Gjatë këtyre operacioneve, policia ka kryer kontrolle të objekteve të braktisura të zonave të pyllëzuara afër vijës bregdetare, me qëllim zbulimin e vendeve ku mund të fshehin lëndën narkotike për t’i shpëtuar kontrolleve të policisë.
Në operacionet e mësipërme kanë marrë pjesë Njësitë e Delta Forcë, Drejtoritë vendore të Policisë, Rojet Bregdetare dhe Qendra Operacionale e Guardia di Financa në Shqipëri.