Bota Kaos global ajror/ Nga SHBA në Turqi e Itali, rreth 1400 fluturime...

Kaos global ajror/ Nga SHBA në Turqi e Itali, rreth 1400 fluturime të anuluara në mbarë botën

Aeroporti i Berlinit sot

Ka pasur rreth 110,000 fluturime komerciale të planifikuara në të gjithë botën sot që nga ora 11:00 1,390 prej të cilave janë anuluar. Kjo është bërë e ditur nga kompania analitike e aviacionit Cirium, sipas të cilës numri më i lartë i anulimeve është në SHBA me 512 të anuluara deri më tani.

Përveç këtyre anulimeve, Delta Airlines, e dyta në botë për nga numri i pasagjerëve tha s epo punohet për rregullimin e problemit dhe pasagjerët do të njoftohen përmes aplikacionit.

“Të gjitha fluturimet e Delta janë ndërprerë ndërsa ne punojmë me një problem teknologjik. Çdo klient, fluturimet e të cilëve ndikohen do të njoftohen nga Delta përmes aplikacionit Fly Delta dhe mesazheve me tekst. Klientët duhet të përdorin aplikacionin Fly Delta për përditësime. Kërkojmë ndjesë për shqetësimin, ndërsa ekipet tona punojnë me këtë problem. Raportet treguan se mund të ndikohen edhe linja të tjera ajrore“, thuhet në deklaratë.

Po kështu edhe Turkish Airlines, kompania ajrore turke, ka konfirmuar se është prekur nga ndërprerja masive globale e IT të premten. Që nga ora 13:00 me orën lokale, 84 nga fluturimet e saj drejt dhe nga Stambolli dhe vende të ndryshme në të gjithë Evropën, janë anuluar.

Transportuesi me kosto të ulët të Turkish Airline, AJet, thotë gjithashtu se po përjeton ndërprerje në biletat, rezervimet dhe qendrat e thirrjeve në internet.

Turkish Airlines kërkoi falje për shqetësimin dhe thotë se fluturimet “do të kthehen gradualisht në normalitet”.

Kaosi në aeroporte, CEO i Crowdstrike: Nuk ishte sulm kibernetik

Ndërsa CEO i Crowdstrike ka hedhur edhe një herë poshtë që kolapsi në të cilin janë përfshirë aeroportet, bankat e kompani të tjera kritike, nuk është një sulm kibernetik.

George Kurtz deklaroi ditën e sotme se problemi në rrjetet e komunikimit është identifikuar dhe se po punohet për ta rregulluar.

Ai shtoi se kompania e sigurisë kibernetike “është duke komunikuar në mënyrë të vazhdueshme me konsumatorët” e goditur nga probleme duke shtuar se nuk bëhej fjalë për ndonjë incident sigurie.

“CrowdStrike po punon në mënyrë aktive me klientët e ndikuar nga një defekt i gjetur në një përditësim të vetëm të përmbajtjes për hostet e Windoës. Hostet e Mac dhe Linux nuk janë prekur. Ky nuk është një incident sigurie apo sulm kibernetik. Problemi është identifikuar, izoluar dhe po rregullohet. Ne i referojmë klientët në portalin e mbështetjes për përditësimet më të fundit dhe do të vazhdojmë të ofrojmë përditësime të plota dhe të vazhdueshme në faqen tonë të internetit. Ne rekomandojmë më tej organizatat të sigurojnë se po komunikojnë me përfaqësuesit e CroëdStrike përmes kanaleve zyrtare. Ekipi ynë është plotësisht i mobilizuar për të garantuar sigurinë dhe stabilitetin e klientëve të CrowdStrike.”