Sport Kaos te Barcelona, fyerje dhe fjalë të rënda mes Pique dhe Griezmann

Kaos te Barcelona, fyerje dhe fjalë të rënda mes Pique dhe Griezmann

Që Barcelona ndodhen në një prej periudhave më të vështira të saj, diçka e tillë kuptohet që prej rezultateve në kampionat, problemeve me presidencën muaj më parë, por edhe me një humbje sikurse ishte ajo kundër Paris Saint Germain.

Kriza është edhe më e madhe se kaq, madje tashmë as lojtarët nuk kanë më harmoni me njëri tjetrin dhe kjo u vërtetua në fundin e pjesës së parë në përballjen me francezët. Pique dhe Griezmann u konfrontuan ashpër verbalisht, në momentin që rezultati shënonte 1-1.

Në frustrim e sipër mbrojtësi spanjoll dhe sulmuesi francez shkëmbejnë ofendime të rënda dhe çdo fjalë e dalë prej tyre është riregjistruar qartë nga mikrofonët e stadiumit, sidomos me shkallët e boshatisura.

Pique: Çfarë dreqin, top i gjatë? Na duhet të kontrollojmë lojën dreqi e marrtë

Griezmann: Qetësohu, boll ulërite o bir k…, qetësohu!

Pique: Jo, ti mbylle gojën bir k…., ne po vuajmë këtu, kemi 5 minuta duke vrapuar si të çmendur.

Griezmann: Edhe unë po vrapoj. Shporru!

Pas këtij debati, Barcelona rikthehet në fushë në pjesën e dytë dhe pëson 3 gola të tjera. Gerard Pike zëvendësohet në minutën e 78, për t’i lënë vendin mesfushorit të ri Riki Pug. Barcelona tashmë duhet të përmbysë një humbje 4 me 1 në fushë kundërshtare, diçka që duket e pamundur në këto kushte, pa rikthyer fillimisht qetësinë në skuadër.